TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin "Open", ku ka komentuar largimin nga puna të mjekut Ilir Allkja, pasi ky i fundit kishte denoncuar mangësi në sistemin shëndetësor dhe artikulonte kritika në media.
Rama tha se largimi nga puna i mjekut është i merituar sepse "ai ka shkelur etikën".
Mjeku Allkja, ka paralajmëruar se do ta ndjekë në rrugë ligjore, shkarkimin e tij nga puna.
Pjesë nga debati:
Rakipllari: Ilir Allkja ka denoncuar sistemin në media. Ai është shkarkuar nga puna. Ai ka denoncuar gjithë këto mungesa. Ky rast tregon qëndrimin e shtetit.
Rama: Standarti im thotë që një gjeneral, një kolonel, një major, një mjek i një spitali, që është brenda sistemit, që është në frontin e luftës, që del në televizor dhe mbush dynjanë me opinione që përhapin panik. Kanë marrë masë për të, kanë bërë mirë që e kanë marrë masën. Ka një hierarki, shkon te drejtori i spitalit, tek ministri. Nëse ka një qeveri me veshët hapur është kjo qeveri. Unë, ministrja... Të gjitha ato që ka thënë ai, janë verifikuar rast pas rasti nga ministria e shëndetësisë dhe rezulton që kemi të bëjmë me një person që nuk e përmbush dot kriterin numër një.
Rakipllari: Ai njeh shumë mirë situatën.
Rama: E njeh ai që shkel etikën dhe nuk e njihka Najada Çomo. Nuk e njihka Tritan Kalo, që ka patur kurajon dhe shpejtësinë të dalë tek oborri i spitalit të bëjë protestë, por jo duke braktisur detyrën. Une e mora vesh kur kjo ndodhi dhe është ndëshkuar me argumentin e shkeljes së etikës.
Rakipllari: Ai ka folur për kushtetet e punës.
Rama: Gjithëkush ka hierarki, nuk mund të flasësh në televizor pa kaluar në hierarki. Mbi të gjithë të flasësh duke dezinformuar publikun. Ato që ka thënë ai janë verifikuar dhe kanë rezultuar propagandë.
Rakipllari: Kishe historinë e Tires, nuk shkonte as doktoresha...
Rama: Mos hyjmë në detaje, për ata që janë nën ankthin e vdekjes. Ata janë në lirinë e tyre të thonë gjithçka. Franca ka një rregull, nëse ti shërben në administratën publike, nuk ke të drejtë të prononcohesh për asnjë problem që është në strukturën.
/TPZ.al/