AKTUALITET, 14 Janar 2021, 22:11

Rama flet për sanitaren Tire: Jam ndjerë mirë që u demaskua ky personazh i pështirë, kjo monstër!

Rama flet për sanitaren Tire: Jam ndjerë mirë që u demaskua


Kryeministri Edi Rama, ka komentuar në emisionin "Open", rastin e mashtrimit të famlijares së një pacienteje që humbi jetën në Spitalin Covid 2 nga sanitarja e spitalit.

Kryeministri nuk la gjë pa thënë për sanitaren me emrin Tire, që e quajti personazh të pështirë dhe u shpeh se u ndje mirë që sanitarja u demaskua.

Edi Rama lavdëroi edhe gazetarët që zbuluan korrupsionin e Tires dhe nga ana tjetër tha se investigimi nuk tregon implikimin e sistemit, por thjesht të këtij individi edhe pse personat që duhet t'i jepnin shërbim pacientes ishin mjekët dhe infermierët.

"Jam ndjerë mirë që një përsonazh kaq i pështirë është demaskuar. Dua ti shpreh respektin gazetarëve që nuk dhanë opinione kafeneje por i bënë një shërbim të madh publikut.

Një shembëlltyrë e tillë nuk është e vetmja, se me siguri ka edhe të tjerë që ngjajnë, por nuk e baltos dot uniformën e shëbëtorëve ë këtij populli.

Nëse doni të denonconi në prokurori, në polici, në platformën “Shqipëria që duam”, ku kemi patur denoncime, përdorini sa të mundeni emisionet investigative. Të nxjerrim në sipërfaqje këto tumore, që krijojnë të tilla situate që vendosin në kolaps marrëdhënien e njeriut me sistemin.

Falë gazetarëve investigative u ekspozuan këto monstra...", deklaroi Rama.

/TPZ.al/