TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA do të dhurojë 500 mln doza të vaksinës Pfizer për vendet në zhvillim duke filluar nga viti i ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Joe Biden gjatë një samiti virtual në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kjo sasi e çon në mbi një miliard numrin total të dozave të dhuruara nga SHBA për shtetet në nevojë.
Sipas BBC, ekspertët thonë se rreth 11 miliardë doza kërkohen për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë globale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një objektiv minimal prej 40% të mbulimit të vaksinave në çdo vend deri në fund të vitit 2021.
Por qëllimi nuk ka gjasa të përmbushet. Ndërsa shumë vende me të ardhura të larta tani kanë vaksinuar me të paktën një dozë më shumë se gjysmën e popullsisë së tyre, vetëm 2% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë dozën e parë, sipas të dhënave nga Universiteti i Oksfordit.