AKTUALITET, 22 Shtator 2021, 16:21

Bie nga ballkoni, humb jetën fëmija gjashtë vjeç në Elbasan

Bie nga ballkoni, humb jetën fëmija gjashtë vjeç në

Një fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori ” të qytetit.

Sipas policisë, i mituri O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës në katin e gjashtë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po punohet për dokumentimin e plotē të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.