TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar “Deshiran” u arrestua shtetasi Agron Zdrava, banues në fshatin Deshiran të Belshit.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, një sasi fishekësh dhe lëndë narkotike kanabis gati për shitje. Gjithashtu, në ambientet e jashtme të banesës u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë kannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.