TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 29-vjeçar shqiptar u arrestuar javën e kaluar në Madonna di Campagna në Itali pasi në shtëpinë e tij iu gjetën 7 kg drogë.
Këtë të mërkurë, policia italiane ka publikuar pamjet nga operacioni brenda shtëpisë së tij.
Siç shihet nga pamjet, i riu shqiptar kishte fshehur një sasi kanabisi të paketuar brenda murit të dhomës së gjumit.
Sipas mediave italiane, efektivët e policisë u futën në shtëpinë e të riut ku vunë re në tavolinën e dhomës së ndenjes dhe në kuzhinë materiale që përdoreshin për matjen dhe paketimin e lëndës narkotike.
Nga kontrolli në banesë, në komodinën e dhomës së gjumit gjetën një sasi kokaine si dhe peshore preçize dhe materiale të tjera.
Efektivët vunë re në fundin e murit pas komodinë një të çarë. Ata e hapën murin “e sajuar” me kartonxhez ku gjetën disa pako të tjera me kanabis.
Në total u sekuestruan 636 gramë kokainë dhe 6.36 kg kanabis. Policia vuri në pranga 29-vjeçarin shqiptar nën akuzën e kultivimit dhe shpërndarjes së drogërave.