AKTUALITET, 22 Shtator 2021, 15:32

U dënua me dy vjet burg/ Burime nga Policia: Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria

U dënua me dy vjet burg/ Burime nga Policia: Adriatik Llalla

Ndërkohë që sot Gjykata e Apelit të Posaçëm la sot në fuqi vendimin për dënimin me dy vjet burg të Adriatik Llallës, mësohet se ish-kryeprokurori nuk ndodhet në Shqipëri.

“News 24” duke iu referuar burimeve nga Policia bën me dije se Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit.

Destinacioni i mundshëm i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë Turqia, ndërsa nuk dihet nëse ish-kryeprokurori ndodhet ende në këtë shtet.

Më herët në një prononcim për mediat avokati i Adriatik Llallës tha se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor, pa sqaruar nëse ndodhet në Shqipëri apo jashtë vendit.