AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 15:10

Shtrëngata me rrufe e breshër, si do jetë moti të premten? Ja çfarë thonë sinoptikanët

Shtrëngata me rrufe e breshër, si do jetë moti të premten?

Vendi u përfshi sërish sot nga moti i paqendrueshëm me reshje shiu të cilat lokalisht morën karakter shtrëngatash me rrufe e breshër.

Por si do të jetë dita e premte? Sipas sinoptikanëve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, nesër, moti nis me kthjellime e vranësira.

Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim dhe në orët e nxehta të ditës përgjatë maleve do të ketë shtrëngata të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9º deri 22ºC

zonat e ulëta 12º deri 28ºC

zonat bregdetare 14 º deri 27ºC