AKTUALITET, 29 Qershor 2021, 16:58

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm një rast i ri në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm një rast i ri në 24

Shqipëria ka shënuar këtë 29 qershor vetëm një rast të ri me COVID-19 në gjithë vendin. Një qytetar nga Tirana është infektuar, ndërsa asnjë pacient nuk ka humbur jetën.

Ndërkohë në spital ka mbetur vetëm 1 pacient që po merr trajtim, kruse 56 të tjerë konsiderohen raste aktive.

Po ashtu 8 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit duke e tejkaluar shifrën e 130 mijë të atyre që janë shëruar prej fillimit të pandemisë.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 1 qytetar në Tiranë.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3348

Testime totale 801,624

Raste pozitive 132,514

Raste të shëruara 130,002

Raste Aktive 56

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 24

Shkodër 12

Durrës 5

Elbasan 5

Lezhë 4

Berat 3

Dibër 1

Fier 1

Vlorë 1