TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjykatës për nxjerrjen nga qelia të Jehon Breçanit, 19-vjeçarit që më datë 11 qershor aksidentoi dhe i preu këmbën me makinë Xhesina Gegës në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Abc News raporton se prokuroria ka kërkuar tashmë ndryshimin e masës së sigurisë për Breçanin nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.
Breçani kishte dalë nga spitali në shtëpi dhe sipas gazetares Xhensila Kodra, gjithçka ndodhi pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë, e cila arsyetoi se ai mund të qëndronte në shtëpi pavarësisht aksidentit të rëndë.
Tashmë i mbetet gjykatë së Apelit për të vendosur përfundimisht nëse Jehon Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, do të rrijë në shtëpi apo do të rikthehet në qeli.