AKTUALITET, 29 Qershor 2021, 15:56

Rama në Durrës: Mund ta konsiderojmë të mbyllur projekt-zbatimin për DS4

Rama në Durrës: Mund ta konsiderojmë të mbyllur

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka inspektuar nga afër punën për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës.

Sipas kreut të qeverisë puna në këtë zonë për riparimin e pallateve me dëmtime të rënda DS4 është drejt përfundimit.

Duke theksuar se kanë përfunduar projektet më të vështira, Rama tha se ajo që ka kaluar është me e gjatë se çfarë mbetet për t’u pritur në përfundim të rindërtimeve.

“Ne mund ti konsiderojmë të mbyllura të gjitha projektet e zbatimit DS4. Pak a shumë. E rëndësishme është që kanë përfunduar këto projekte se këto ishin gjëja më e vështirë. Besoj që mund të themi se çfarë ka kaluar është shumë më e gjatë se çfarë mbetet për tu pritur”, ka thënë Rama.