AKTUALITET, 29 Qershor 2021, 13:55

“Policë barkderrë që kapërcejnë kompetencat”, kryebashkiaku Pjerin Ndreu flet për përplasjen me efektivët: Ja çfarë ndodhi

“Policë barkderrë që kapërcejnë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në rrjetet sociale, duke i quajtur “policë barkderrë”, efektivët që e kanë paditur penalisht në prokurori.

Kryebashkiaku i Lezhës sqaron në rrjetet sociale se çfarë ka ndodhur mbrëmjen kur efektivët e policisë kanë pretenduar se janë kanosur nga Pjerin Ndreu.

Sipas tij, efektivët duhet të kishin vendosur gjobë, për tejkalimin e orarit të muzikës në lokal, ku ishte organizuar një darkë zyrtare nga bashkia e qytetit.

Sa i takon pretendimit të ngritur në kallëzim nga efektivët për reagimin që ka pasur kryebashkiaku, Pjerin Ndreu shkruan se “si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule!”.

Postimi i plotë:

Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule!