AKTUALITET, 29 Qershor 2021, 13:18

Oriz në vend të kokainës, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit, ja sa vite burg për kërkon për Myslihakën dhe Begën

Oriz në vend të kokainës, SPAK jep pretencën për dy

SPAK ka kërkuar në total 20 vite e tetë muaj burg, për dy personat e përfshirë në 137 kg e kokainës të sekuestruara në Portin e Durrësit.

SPAK kërkon 18 vite burg për Altin Mysilhaken, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht i kërkohet 12 vite burg.

Për personin tjetër e përfshirë, Ardian Begën, është kërkuar 13 vite heqje lirie, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, atit i mbeten për të shlyer 8 vite e 8 muaj burg.

Për Gentian Malindin, i cili akuzohet dhe si porositësi i sasisë së madhe të drogës, është pezulluar gjykimi, pasi ndodhet në arrati.

Sakaq, kujtojmë se kokaina u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.