AKTUALITET, 29 Qershor 2021, 15:06

Ambasadori Soreca - kryeprokurorit Çela: Luftoni krimet në të gjitha nivelet!

Ambasadori Soreca - kryeprokurorit Çela: Luftoni krimet në të

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca këtë të martë ka zhvilluar një takim me prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se në këtë takim me kryeprokurorin në 2qendër të diskutimit ka qenë pavarësia dhe profesionalizmi i hetuesve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet.

“I kënaqur të takoj PP Çela për të diskutuar vazhdimësinë e punës dhe sfidat e fazës së re të Reformës në Drejtësi. Pavarësia & profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. E rëndësishme përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe të rritja e vëmendjes ndaj evazionit fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova PP për punën e bërë & konfirmova mbështetjen e BE në nivelin teknik & financiar, për zyrën e tij,”shkruan Soreca.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1409845539034873857?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409845539034873857%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fambasadori-soreca-i-shkon-ne-zyre-kryeprokurorit-cela-luftoni-krimet-ne-te-gjitha-nivelet%2F