AKTUALITET, 10 Gusht 2021, 17:20

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 220 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 220 raste të

Janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 220 qytetarë, në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 220

Të shëruar në 24 orë 31

Të shtruar në spitale 33

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 5536

Testime totale 938,527

Raste pozitive 134,201

Raste të shëruara 130,470

Raste Aktive 1,271

Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 447

Shkodër 189

Vlorë 139

Elbasan 120

Fier 120

Lezhë 65

Durrës 58

Berat 40

Kukës 31

Gjirokastër 28

Korçë 17

Dibër 8