TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me shfaqjen e variantit Delta, ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit nga 5809 testime për Covid, 518 raste kanë rezultuar pozitiv.
Sipas ministrisë rastet e reja janë konfirmuar në Shkup 179, Tetovë 96, Gostivar 65, Kumanovë 35, Kërçovë 29, Strugë 20, Manastir 14, Ohër dhe Strumicë nga 11, Dibër 10, Kavadari 7, Veles 6, Koçan 5, Prilep dhe Berovë nga 4, Shtipi, Vinica dhe Makedonski Brod nga 3, Gjevgjeli, Resnja, Radovishi, Delçevë dhe Pehçevë nga 2, Kriva Pallanka, Probishtip dhe Demir Kapi nga 1.
Gjithashtu kanë humbur jetën dy persona dhe betejën me Covid e kanë fituar 31 qytetarë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 158.681, prej të cilëve 150.587 janë shëruar, ndërsa 5515 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.581.