AKTUALITET, 10 Gusht 2021, 14:36

Akuzohet për trafik droge, gjykata kineze dënon me vdekje shtetasin kanadez

Akuzohet për trafik droge, gjykata kineze dënon me vdekje shtetasin

Një gjykatë kineze ka rrëzuar kërkesën e apelit të qytetarit kanadez Robert Shelenberg, i dënuar me vdekje për trafik droge.

Ai u arrestua në dhjetor të 2014-ës dhe u akuzua për trafik droge në janar 2015, për kontrabandimin e 225 kilogram metanfetamin. Një krim të cilin ai e ka mohuar gjithnjë se e ka bërë.

Në vitin 2018 u dënua me 15 vite burg, por në 2019-ën, pas apelimit, çështja e tij u rihap në bazë të provave të reja dhe kanadezi u dënua me vdekje.

Gjykata e lartë shtoi se provat në procesin e parë ishin të qarta, të besueshme dhe të mjaftueshme. Rasti i tij u dërgua sërish në gjykatën e lartë për rishikim, siç ndodh në rastet e dënimit me vdekje.

Rishqyrtimi i çështjes së Shellenberg, por sidomos arrestimi i dy qytetarëve të tjerë kanadezë në Kinë të akuzuar për spiunazh, kanë përkeqësuar ndjeshëm marrëdhëniet me Kanadanë.

Ambasadori i Kanadasë në Kinë, Dominic Barton, e dënoi vendimin e Gjykatës së Lartë, duke i kërkuar Kinës të kërkojë falje për çështjen e Robert Schellenberg.