AKTUALITET, 10 Gusht 2021, 16:15

Refuzuan të bënin vaksinën, e gjithë familja shuhet nga COVID-19 brenda javës

Refuzuan të bënin vaksinën, e gjithë familja shuhet nga

Një djalë i një familjeje që ishte ishte kundër vaksinave ka zbuluar sesi nëna, babai dhe vëllai i tij vdiqën nga Covid brenda një jave, pasi refuzuan të merrnin vaksinën.

43-vjeçari, i cili jeton në Cardiff, Angli, thotë se tre të afërmit e tij, refuzuan dozën e Covid pasi ranë viktima të ‘propagandës kundër vaksinimit’.

Tani Francis, po i lutet të tjerëve që të shmangin ‘rënien në grackën’ e komploteve Covid.

Francis tha se, ndërsa nëna e tij kishte probleme shëndetësore dhe babai i tij kohët e fundit ishte në spital me gurë në veshka, ai ishte veçanërisht i tronditur nga vdekja e vëllait të tij – të cilin ai e përshkroi si ‘personi më i shëndetshëm’ që ai njihte.

Tragjedia e familje së Francis është e fundit në një linjë vdekjesh kundër vaksinimit.

Dy doza të vaksinës Covid të AstraZeneca – më e përdorura në Mbretërinë e Bashkuar – zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundja me 94 përqind në mesin e personave mbi 65 vjeç, tregojnë të dhënat.