AKTUALITET, 10 Gusht 2021, 17:14

4181 raste të reja dhe 19 viktima nga Covid në Greqi

4181 raste të reja dhe 19 viktima nga Covid në Greqi

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 4,181 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 521.399, nga të cilët 51.2% janë meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 116 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2,489 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit 19 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 13,118 viktima.

Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 219 (60.7% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 84.5% kanë një sëmundje shoqëruese.