AKTUALITET, 29 Maj 2021, 14:57

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 11 viktima dhe 33 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 11 viktima dhe 33 raste të

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 11 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 33 raste të reja.

Ministria bën me dije se janë kryer 3 777 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 13 raste në Shkup, 4 në Kumanovë, Ohër dhe Kërçovë nga 3, Prilep dhe Radovish nga 2, Manastir, Shtip dhe Dibër nga 1.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 92 pacientë .

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.246, numri i pacientëve të shëruar është 147.473, numri i vdekjeve është 5.398.