TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot, 29 Maj, në Greqi ka filluar procesi i vaksinimit për qytetarët 18 vjeç e lartë.
Sipas mediave greke, bëhet e ditur se 18 vjeçarët do të injektohen me vaksinën Johnson and Johnson.
Që nga mbrëmja e djeshme u hap platforma e ministrisë, në mënyrë që qytetarët 18 vjeç e lartë të caktojnë datën e vaksinimit.
Ndërkohë, mësohet se vaksinimi për fëmijët poshtë 15 vjeç nuk do të fillojë ende dhe se do të vonohet.
Greqia renditet e pesta midis 27 shteteve anëtare të BE-së, për sa i përket përqindjes së popullatës së vaksinuar me të dyja dozat.
Në Greqi janë bërë gjithsej 5.402.105 doza vaksinash.