TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit po organizon një operacion anti-kanabis në zonën e Fushë Krujës, ku sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar shtatë persona.
Bëhet me dije se forcat operacionale të RENEA-s dhe FNSH-së janë përqendruar në fshatin Nikël.
Të pranishëm në aksion janë dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit duke filluar nga drejtori Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Loka.
Mësohet se operacioni është iniciuar nga të dhënat e “Guarda di Finanza-s”, ku përmes monitorimit nga ajri janë vërejtur parcela me kanabis të mbjella në zonë.