TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është shprehur i bindur se nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës.
Këtë deklaratë Vuçiç e ka bërë në mbledhjen e partisë së tij.
Duke folur për dialogun, Vuçiç ka thënë se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë.
“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.
Më tej ai ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli.
Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.