AKTUALITET, 14 Gusht 2021, 10:51

Koronavirusi i merr jetën infermieres 28 vjeçare

Koronavirusi i merr jetën infermieres 28 vjeçare

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshë të re një infermiereje nga Kërçovë të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e sëmundjes ka humbur jetën Lindita Alimi, 28-vjeçe.

Lajmi bëhet i ditur në një postim të “Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë” në rrjetet sociale.

“Nderron jete ne moshe te re Infermierja. Lindita Alimi 28 vjece nga Kerćova,Maqedonia e Veriut. E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejen me armikun vdekjeprures. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites,” shkruhet në postim.