AKTUALITET, 13 Gusht 2021, 23:07

Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Levan-Vlorë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 22:20 një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shoferi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.