AKTUALITET, 13 Gusht 2021, 22:01

U plagos brenda dhomës së hotelit në Ksamil, policia jep detaje: Shtatë të shoqëruar për ngjarjen

U plagos brenda dhomës së hotelit në Ksamil, policia jep detaje:

Policia e Sarandës jep detaje për plagosje me armë zjarri të ndodhur këtë mbrëmje në Ksamil.

Sipas uniformave blu, një 33-vjeçar ka shkuar për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.