AKTUALITET, 13 Gusht 2021, 21:20

Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, raportohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, raportohet për

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Ksamil.

Mësohet se, nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga të dhënat e para, mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.