TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se pesë milionë banorë në Japoni kanë marrë urdhër evakuimi për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur pjesën jugperëndimore të vendit.
Paralajmërimi më i fortë për evakuim, Niveli 5, u lëshua të shtunën për më shumë se një milion banorë në prefekturat Saga, Nagasaki, Fukuoka dhe Hiroshima.
Kurse, paralajmërimi i Nivelit 4, iu dha 17 prefekturave të tjera në të cilat jetojnë më shumë se katër milion banorë.
Autoriteti meteorologjik i vendit, i cili lëshoi paralajmërimet, njoftoi në një deklaratë se fronti i shiut mund të qëndrojë mbi vendin për rreth një javë, sipas Reuters.
Fotografitë nga provincat e goditura rëndë tregojnë banorët që vrapojnë nëpër ujin që u arrin mbi gju ndërsa në krahë mbajnë fëmijë edhe sende të ndryshme.