TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kërcënimi që vjen nga Psg e Barcellona është real, të paktën sipas asaj që bën të ditur media në Francë e Spanjë. Leonardo dëshiron ta marrë në Paris së bashku me Milinkovic-Savic, drejtuesit blaugrana në anën tjetër e studiojnë nga larg, të mrekulluar nga metodat e tij të punës. Por presidenti i Lazio Claudio Lotito e drejtori sportiv Igli Tare nuk kanë ndërmend të lejojnë kaq lehtë largimin e Simone Inzaghi, arkitekt i Lazio që po i magjeps të gjithë. Sipas asaj që bën të ditur Radiosei, për teknikun bardhekaltër është gati në tavolinë rinovimi i kontratës aktuale, në skadencë në 2021, me një pagesë prej 3 milionë euro në sezon. Takimi mes Lotito e Inzaghi është fiksuar tashmë në axhendë, me shoqërinë që do të provojë të rinovojë kontratën e teknikut deri në 2025.
Të premten, në 3 prill, Inzaghi ka festuar katër vjet në krye të Lazios, me një Kupë Italie e dy Superkupa italiane në palmares, e të dielën do të festojë 44 vjetorin. Lojtarët e tij nuk mund ta përqafojnë në situatën pandemike që po kalon bota, por po i organizojnë një festë në conference call për ti uruar ditëlindjen të gjithë së bashku. E nuk do të mungojnë as Lotito e Igli Tare, që janë gati ti bëjnë dhuratën më të bukur.
