AKTUALITET, 7 Prill 2020, 10:23

Shpërblimi simbolik për urgjencat e spitaleve rajonale, reagon PD Lezhë: Rama mashtroi publikisht mjekët!

Shpërblimi simbolik për urgjencat e spitaleve rajonale, reagon PD


Partia Demokratike në Lezhë ka reaguar pas vendimit të qeverisë që shpërblimi i premtuar për bluzat e bardha në vijën e zjarrit me COVID 19 duket se do të jetë i dedikuar vetëm për spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”.

PD Lezhë dënon faktin se shpërblimi për urgjencat e spitaleve rajonale është parashikuar vetëm shuma prej pesë mijë lekësh.

Në reagim thuhet se Rama mashtroi publikisht personelin shëndetësor, ndërsa kanë mbështetur protestën e bluzave të bardha në Lezhë.

Nga ana tjetër PD i bën thirrje Edi Ramës të mbajë premtimin për shpërblimin e mjekëve si detyrim ndaj punës së shkëlqyer që po bëjnë dhe të ndalë panikun që përhap vetë.

Reagimi:

PD Lezhë dënon aktin e mashtrimit të Rilindjes për pagat e mjekëve dhe infermierëve. Ai që qeverisë nga “burgu” i Surrelit me facebook shqiptarët, mashtroi publikisht, duke iu dhëne si shpërblim personelit shendetësor të Lezhës jo 1000 euro për doktorët dhe 500 euro për infermierët, por tallet duke i “shpërblyer” me nga 5 mijë lekë.

Protesta e bluzave të bardha të Lezhës ka gjithë mbështetjen e PD, si reagim ndaj sakrificës së tyre dhe të së drejtës së shpërblimit përballë rrezikut ndaj pandemisë nga Corona virus.

PD i bën thirrje Edi Ramës të mbajë premtimin për shpërblimin e mjekëve si detyrim ndaj punës së shkëlqyer që po bëjnë dhe të ndalë panikun që përhap vetë nga bodrumi i Surrelit !