AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 13:19

Koronavirusi, 82 të infektuar gjatë 24 orëve, rivendoset çadra në hyrjen e urgjencës në QSUT

Koronavirusi, 82 të infektuar gjatë 24 orëve, rivendoset


Shtimi drastik i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë tashmë po kalon parashikimet, ku sot është raportuar për 82 të prekur në 24 orët e fundit.

Shtimi i rasteve dita ditës ka bërë që përpara urgjencës së QSUT-së të rikthehet çadra.

Pas një periudhë ku kishim rënie të kurbës së personave të infektuar më COVID-19, në mënyrë të papritur u rrit ndjeshëm numri i të prekurve dhe vatër e marrjes së virusit këtë herë u kthye Qendra Spitalore Universitare në Tiranë.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 82 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 Krujë, 8 Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë.

Në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 68-vjeçar nga Puka, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese.