AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 12:16

Përplasi për vdēkje biçiklistin në Durrës, arrestohet shoferja

Përplasi për vdēkje biçiklistin në Durrës,


Arrestohet nga policia 30-vjeçarja, që përplasi për vdekje një burrë teksa ai lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë së Durrësit, në pranga është vënë shtetasja K.D., 30 vjeçe.

“Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjekësore ka ndërruar jetë”- njofton policia.

NJOFTIMI

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe.

Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjekësore ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”