AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 12:55

“Mbështet bizneset”, Meta dekreton ligjin për tatimin mbi të ardhurat: Masë e nevojshme për ndihmuar subjektet e prekura nga kriza

“Mbështet bizneset”, Meta dekreton ligjin për tatimin mbi


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot dy ligje të qeverisë, atë “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe “Për miratimin e huamarrjes prej 139 milionë SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë.

Në argumentin e tij, Kreu i Shtetit e cilëson ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” si një masë të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura nga kriza e koronavirusit, duke shtuar se mbështet bizneset.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje 2 ligje:

Ligjin nr. 68/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 23.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat””, të ndryshuar”.

Ky akt ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve. Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë.

– Ligjin

r. 70/2020 “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Nnderkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19.