AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 12:07

Mandati i kryebashkiakut të Matit, KQZ jep vendimin

Mandati i kryebashkiakut të Matit, KQZ jep vendimin


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me mandatin e dy kryebashkiakëve të Ramës, atij të Matit dhe Librazhdit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me pesë vota të konstatojë se kryebashkiaku i Matit Agron Malaj nuk përfshihet në rastet e ndalimit për të ushtruar detyrën.

Malaj është denoncuar nga PD-ja si person i dënuar dhe që nuk duhej të ishte në këtë detyrë.

Pas disa muaj hetimesh, Prokuroria e Përgjithshme e çoi dosjen e Agron Malajt në KQZ e cila sot vendosi që ai të qëndrojë në detyrë.