TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus dhe rasteve aktive në Shqipëri.
Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 82 raste të reja me COVID-19 dhe 571 persona aktivë.
Nga dita e djeshme ku u njoftua për 499 persona aktivë, sot shifra është rritur me 72 persona më tepër, vetëm në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht 571 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
-Tiranë 271
-Shkodër 86
-Krujë 72
-Durrës 33
-Kamëz 30
-Vlorë 28
-Lushnje 12
-Pukë 11
-Elbasan 8
-Fier 6
-Lezhë 3
-Kukës 2
-Tropojë 2
-Mallakastër 2
-Korçë 2
-Berat 1
-Ura Vajgurore 1
-Gjirokastër 1