TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në të gjithë botën në total janë mbi 436 mijë të prekur rreth 19 600 viktima dhe gati 110 mijë persona të shëruar.
Numri i viktimave në Itali – mbi 6800 – është dyfishi i atij të Hubeit në Kinë, por dhe Spanja tashmë ka lënë pas Kinën për sa i përket numrit të viktimave. Janë mbi tre mijë viktimat në territorin spanjoll, me një rekord prej 738 viktimash brenda 24 orëve.
Pesë viktima dhe më shumë se 2 mijë të prekur në Izrael, ndërsa të sëmurët rëndë janë 37.
Kina më në fund pas dy muajsh ka shfuqizuar masat e ashpra në Hubei – provincë epiqendër e pandemisë së koronavirusit duke konfirmuar dhe njëherë zero raste infektimi në frontin kinez. Një ditë më parë u konfirmuan 47 raste të importuara nga qytetarë kinezë që janë rikthyer në vendlindje.
Korea e Jugut regjistron mbi 9mijë raste dhe 126 viktima.
Argjentina po përjeton një moment të vështirë për shkak të koronavirusit, ku për herë të Parë në Buenos Aires është shpallur gjendja e emergjencës. Janë 387 rastet me të prekur dhe 6 viktima.
Zelanda e Re shpalli gjithashtu gjendjen e emergjencës kombëtare për shkak të koronavirusit. Ministria e shëndetësisë konfirmoi 200 raste ndërsa i gjithë vendi do të qëndrojë i mbyllur për 4 javë