AKTUALITET, 25 Mars 2020, 13:45

60 vjeçari me koronavirus në Elbasan nuk ka udhëtuar jashtë vendit, me temperaturë edhe gruaja e tij

60 vjeçari me koronavirus në Elbasan nuk ka udhëtuar


Detaje të reja kanë dalë nga pacienti i tretë i infektuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se personi i tretë i infektuar është një burrë 60-vjeç, administrator i një pallati, i cili banon në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, tek Varrezat e Dëshmoreve dhe kohët e fundit nuk ka udhëtuar jashtë vendit.

Ndërkohë me temperaturë është edhe gruaja e tij. Ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Koronavirusi është një kërcënim edhe për shqiptarët. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça.

Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve.

Gjendja e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.