AKTUALITET, 25 Mars 2020, 12:27

“BSH ul normën e interesit nga 1% në 0,5%”, Gent Sejko: Të minimizojmë pasojat e koronavirusit

“BSH ul normën e interesit nga 1% në 0,5%”, Gent Sejko:


Një masë për të luftuar efektet e përhapjes së koronvirusit ka ndërmarrë sot edhe Banka e Shqipërisë.

Në një dalje për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0,5%, niveli më i ulët ky në histori.

“Kjo është një masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re. Një masë për të minimizuar pasojat e pandemisë”,- tha Sejko.