TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të iniciohet mocioni i votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ky mocion është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila edhe vetë është pjesë e Qeverisë.
Selimi: Deputetët e LDK-së po tradhtojnë votuesin
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se LDK-ja po e organizon mocionin për rrëzimin e Qeverisë në një kohë shumë të vështirë për Kosovën, sipas tij duke u bërë bashkë me të gjithë kundërshtarët e qeverisë.
Deputeti i Vetëvendosjes iu është drejtuar edhe deputetëve të LDK’së duke iu thënë se po e braktisin interesin e qytetarëve dhe po pranojnë të shtyjnë përpara projektin e presidentit Hashim Thaçi për marrëveshje me Vuçiç, raporton Express.
Kurti mbërrin në Kuvend
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka shkuar me vonesë në seancë, raporton ‘Ekspress’ e cila ka publikuar edhe foton më poshtë:
“Zeri.info” duke cituar burime nga Qeveria e Kosovës, raportoi më herët se Kurti nuk do të merrte pjesë në seancë.
Ndërkohë më herët, Kurti ka bërë të ditur se kanë dërguar një reagim lidhur me kërkesën e presidentit me të cilën iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Këtë nismë të LDK-së nuk e kanë përkrahur të gjithë anëtarët e LDK-së. Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, mocionin e ka kundërshtuar, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të LDK-së.
Madje, gjatë ditës së djeshme, Kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë deputetët të votojnë kundër mocionit.
Kujtojmë se ky vendim i LDK-së ka ardhur pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.