AKTUALITET, 25 Mars 2020, 12:22

Rinis jeta normale/ Asnjë rast i ri në Kinë nga koronavirusi, dalin nga izolimi 50 milionë njerëz në Hubei

Rinis jeta normale/ Asnjë rast i ri në Kinë nga koronavirusi,


Kina, vendi i parë ku shpërtheu koronavirusi dhe mori mbi 3 mijë jetë njerëzish, sot është në një gjendje më të qetësuar ku sipas mediave të  huaja në territorin e Kinës nuk janë konfimuar më raste të reja me COVID-19.

Ditën e sotme Kina nuk ka raportuar asnjë rast të pacientëve të infektuar me koronavirus në të gjithë territorin e saj, ku për këtë shkak autoritetet kanë nisur që gradualisht të heqin masat drastike të karantinës në provincën e Hubei.

Në rang kombëtar Kina ka regjistruar 81,200 pacientë të  infektuar me virus dhe 3,281 viktima.

Ndërsa autoritetet në Pekin kanë njoftuar se mbi 50 milionë njerëzve në Hubei nuk do të mbahen më të izoluar nga koronavirusi.

Këto lajme tregojnë se vendi po shkon drejt përmirësimit, dhe situata e vështirë prej COVID-19 po zbehet.

Ndërkohë që shkollat janë ende të mbyllura, disa aeoporte dhe linja hekurudhore janë rihapur.