TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Totenhem pësoi një disfatë tepër delikate me shifrat 0-1 në shtëpi kundër Lajpcig mbrëmjen e djeshme, në llogari të fazës së 1/8-ve të Champions League.
Tashmë u duhet të fitojnë me dy gola diferencë ne Gjermani për t’u kualifikuar, një mision shumë i vështirë, duke parë forcën e ekipit gjerman në ndeshjet në shtëpi. Totenhem mbrëmë nuk funksionoi dhe për këtë ndikuan mungesat, por edhe paraqitja e dobët e atyre që ishin në fushë.
Një nga lojtarët, nga i cili pritej shumë më shumë është edhe Dele Ali. Mesfushori prej vitesh merr shumë përgjegjësi në lojën e Totenhem, por Murinjo mbrëmjen e djeshme zgjodhi ta zëvendësojë në minutën e 64 dhe të hedhë në fushë Erik Lamela.
Pas daljes nga fusha, Ali nuk e ka fshehur aspak zemërimin e tij, duke përplasur fillimisht shishen e ujit me forcë në tokë e më pas edhe këpucët me të cilat kishte luajtur.
Veprime këto, që ka ngjallur shumë diskutime se me kë u acaruar ylli mesfushës së londinezëve. Këtë kureshtje e shuan vetë Murinjo në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Portugezi shprehet se Dele e kishte me veten dhe jo me të. “Mendoj se ai ishte i inatosur me paraqitjen e tij dhe jo me mua. Ai e di pse e hoqa dhe pas zëvendësimit ekipi u përmirësua”, u shpreh “Special One”.