AKTUALITET, 27 Qershor 2021, 20:42

Koreja e Veriut në prag të urisë, por qytetarët janë të shqetësuar për dobësimin e Kim Jong-Un

Koreja e Veriut në prag të urisë, por qytetarët janë

Paradoksi në një regjim dikatorial si Koreja e Veriut bën që skenat tragjike të duken qesharake në sytë e botës.

Vendi më i varfër i botës po përballet me një krizë jo vetëm ekonomike, por jetese, ndërkohë qytetarët janë më shumë të shqetësuar për dobësimin e liderit të tyre, Kim Jong-Un.

Media shtetërore transmetoi se koreano-veriorët janë zemërthyer për ndryshimin e diktatorit, më shumë të shqetësuar për shëndetin e tij.

Një qytetar thotë se të gjithë janë me zemër të thyer, aq sa për pak filluan të qajnë. Shpesh është folur për sëmundje të ndryshme të Kim Jong-Un apo dhe është raportuar se ai ka vdekur, por në fundit lider pas ditë apo muajsh heshtje është shfaqur si gjithmonë, por kësaj radhe me më pak kile.