AKTUALITET, 27 Qershor 2021, 18:07

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm tre raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm tre raste të reja në 24

Shqipëria i rikthehet ditëve pa viktima nga COVID-19. Kjo e dielë ka sjellë vetëm tre raste me COVID-19, dy në Tiranë e një në Durrës.

Po ashtu tetë qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Ndërkaq edhe numri i pacientëve aktivë sa vjen dhe bie pasi vetëm 66 qytetarë cilësohen ende me COVID-19.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,990 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2444

Testime totale 795,322

Raste pozitive 132,512

Raste të shëruara 129,990

Raste Aktive 66

Humbje jete

2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 27

Shkodër 16

Durrës 6

Lezhë 5

Elbasan 4

Berat 3

Dibër 2

Kukës 1

Fier 1

Vlorë 1