AKTUALITET, 27 Qershor 2021, 19:14

Aksident në Lezhë-Milot, automjeti përplas motorin, në spital drejtuesi me fëmijën e mitur

Aksident në Lezhë-Milot, automjeti përplas motorin, në

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur ‘’Kryqëzimi i Tales’’. Automjeti tip ‘’Fiat’’ ka përplasur një motor ku udhëtonte drejtuesi me fëmijën e tij të mitur.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore prej dëmtimeve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.