AKTUALITET, 25 August 2026, 13:20

Kontrolle të rrepta/ Kokainë dhe hashash brenda burgut 313, droga ishte fshehur në ushqime

Kokainë dhe hashash janë gjetur brenda ambienteve të burgut 313 në Tiranë. Lënda narkotike ishte fshehur në ushqime.

Kontrollet në ambientet e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale po vijojnë aktualisht nga Drejtoria e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Pritet që kontrollet dhe verifikimet të përcaktojnë se si droga ka hyrë në ambientet e burgut dhe personat përgjegjës për posedimin e saj.