TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një trafik i rënduar është krijuar këtë të martë në Rrugën e Kombit, ku pritjet e automjeteve variojnë nga 40 minuta deri në një orë.
Sipas raportimeve, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar pranë mbikalimit të Rrëshenit, në një pikë ku rruga ngushtohet nga katër në dy korsi.
Fluksi më i madh i automjeteve është në drejtim të Tiranës dhe lidhet me kthimin e diasporës drejt vendeve ku jeton dhe punon.
Vonesat shkaktohen pasi segmenti nga Rrësheni deri në Milot përbëhet nga dy korsi lëvizjeje me kahe të kundërta. Ndërkohë, pjesa tjetër e Rrugës së Kombit nga Miloti deri në Morinë, është e ndërtuar me katër korsi.