TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se “hundën e shtrembër e ka si shenjë nga ata që tentuan te fshinin nga faqja e dheut”. Por sot, kreu i PD, Sali Berisha foli për një tjetër version, duke thënë se “jo pak e quajtën si krim pasioni”.
Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha kujtoi se çfarë kishte ndodhur në vitin 1998,ndërsa tha se agresori u arrestua dhe se ishte kryeministri Rama ai që nuk e ndoqi procesin gjyqësor.
“Por e vërteta është me dëshmitarë se ai nuk ishte vetëm në dhomë. Jo, nuk ishte vetëm. Po të dojë, ia them edhe emrin se me kë ishte, megjithëse përpiqet ta faturojë dhe ta politizojë.
Ndaj dhe, nuk qenë të paktë ata që e quajtën krim pasioni këtë akt, që unë e dënova me forcën më të madhe.
E kam dënuar me forcën më të madhe. Është arrestuar autori. Por se çfarë pazaresh bëri ai apo çfarë raportesh kishte me Edi Ramën, atë nuk e di. Dhe tani merr, pas 30 vitesh mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua.
Tregoje të vërtetën siç është, megjithëse e kam treguar pjesërisht, por këto që thashë, këto janë 100 përqind të vërteta”, tha nder te tjera kreu i PD.
Deklarata e Berishes
I zhytur në mjete luksoze, duke shmangur konferencën e shtypit, se nuk ia mban të dalë para gazetarëve, filloi të viktimizojë veten për një incident, për të cilin bëj këto sqarime.
Së pari, agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi, megjithëse kishte qeverinë e vet, nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor. U pajtua apo kishte arsye të tjera, unë nuk e di.
Së dyti, me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai, aty ku ishte, në atë dhomë, ishte me një burrë tjetër. Nuk të lë ky pa i nxjerrë të gjitha. Dhe ai ka emër dhe mbiemër. Se pse ishin, atë nuk e di, jo, nuk e them.
Por e vërteta është me dëshmitarë se ai nuk ishte vetëm në dhomë. Jo, nuk ishte vetëm. Po të dojë, ia them edhe emrin se me kë ishte, megjithëse përpiqet ta faturojë dhe ta politizojë.
Ndaj dhe, nuk qenë të paktë ata që e quajtën krim pasioni këtë akt, që unë e dënova me forcën më të madhe.
E kam dënuar me forcën më të madhe. Është arrestuar autori. Por se çfarë pazaresh bëri ai apo çfarë raportesh kishte me Edi Ramën, atë nuk e di. Dhe tani merr, pas 30 vitesh mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua.
Tregoje të vërtetën siç është, megjithëse e kam treguar pjesërisht, por këto që thashë, këto janë 100 përqind të vërteta.
Nuk them se ishte krim pasion apo nuk ishte krim pasioni, unë them se çfarë thonë të tjerët. Por them se Edi Rama refuzoi të ndjekë procesin gjyqësor, ndonëse de facto ata ishin në pushtet.
Kjo është historia e tij, që përpiqet të mashtrojë, të bëjë viktimën, të nxisë, të ngjallë dhembshuri, empati, etj, etj, për gjëra të cilat janë jashtëzakonisht të paqarta.