AKTUALITET, 4 Nëntor 2019, 18:57

Konjfuca: Nuk ka përplasje me LDK-në për kryeministrin, ja kur përfundojnë negociatat për qeverinë e re

Konjfuca: Nuk ka përplasje me LDK-në për kryeministrin, ja kur

“Nuk ka përplasje me LDK-në sa i takon kandidatit për kryeministër. Për dhjetë ose 14 ditë përfundojmë negociatat”.

Kështu deklaroi Glauk Konjfuca nga Lëvizja Vetëvendosje. Deklarata e tij erdhi pas një takimi që u zhvillua sot mes dy subjekteve.

“Nuk ka përplasje sa i përket kryeministrit. Kurrë nuk është kontestuar fakti se kryeministri i Kosovës, pas pamundësisë së arritjes së koalicionit parazgjedhor me LDK-në, prej atij momenti ne ua kemi shpjeguar se kryeministri zgjidhet përmes popullit. Ne ua lam qytetarëve atë, dhe kjo tashmë është e qartë se mandatari për kryeministër i takon subjektit, i cili ka fituar më së shumti vota”, ka thënë ai.