BOTA, 25 July 2026, 17:54

Konflikti në Lindjen e Mesme përhapet në brigjet e Detit të Kuq, grupi Houthi sulmon me dronë e raketa objektet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme përhapet në brigjet e Detit të

Rebelët Huthi kanë sulmuar me dronë dhe raketa objektet e naftës Saudi Aramco në rajonet Jizan dhe Yanbu të Detit të Kuq.

Konflikti midis rebelëve Huthi dhe Arabisë Saudite ka rifilluar pas një armëpushimi katërvjeçar dhe po zgjerohet në bregdetin e Detit të Kuq.   

Më herët grupi terrorist, Houthi ka kërcënuar të përshkallëzojnë sulmet në ditët në vijim dhe njoftuan qëllimin e tyre për të ndërprerë trafikun në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit për anijet me interesa saudite, izraelite dhe amerikane. Situata po krijon pasiguri në rajon, duke ndikuar në tregtinë globale të hidrokarbureve dhe duke bërë që çmimi i naftës të rritet përkohësisht mbi 100 dollarë.