AKTUALITET, 2 Shtator 2020, 17:04

Konflikti Greqi-Turqi për detin, SHBA: Lërini tensionet dhe uluni në bisedime

Konflikti Greqi-Turqi për detin, SHBA: Lërini tensionet dhe uluni

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka bërë thirrje për një ulje të tensioneve në Mesdheun Lindor.

Kreu i diplomacisë amerikane u kërkoi sot Greqisë dhe Turqisë të “ulin tensionet” në mënyrë që të ndalojnë përshkallëzimin në Mesdheun lindor.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të marrin një hap për të ulur tensionet dhe për të filluar bisedime diplomatike mbi konfliktin në Mesdheun lindor,” tha ai një konferencë shtypi.